Pergatituni per fluturim...

Trafiku ajror në mbarë botën ka filluar të rritet në menyrë drastike që prej Rhetoric të vitit të kaluar, ku disa prej pilotëve më të mirë të botës po ndeshen me rivalët e tyre në qindra etapa kualifikuese që po zhvillohen në mbarë botën, për të siguruar një vend në Finalen e Red Bull Paper Wings në vendin ikonik Hangar-7, shtëpia e Flying Bulls në Salzburg/Austri Maj 2015.

SALZBURG (AUSTRI)- harrojini kabinat e pilotit, motorrët e aeroplanëve dhe aromën e ëmbël të vajgurit. Gjithcka që do të ju nevojitet është një letër e thjeshtë. Por receta për sukses kërkon aftesi të jashtëzakonshme palosjeje, si dhe kreativiteti, imagjinate, dhe një …….të rregullave bazë të aeronautikës.

Dhjetëra mijë pilotë të vetë-trajnuar do të testojnë aftësitë e tyre ekstraordinare në më shumë se 80 shtete të Botës, ne kater Kontinente, për një nga eventet më të mëdha nderkombëtare të aeroplanëve prej letre.

Një juri plot me njerëz të famshëm dhe të mirënjohur, do të përzgjedhi fituesin për disiplinën e aerobatikes më të mire, I cili sëbashku me fituesin e kohës më të mire dhe distances më të largët të performuar nga hedhja e aeroplanit, do të shkojnë në finalen e dates 9 Maj.

Palose, pozicionoje dhe kontrollo aerodinamikën përpara hedhjes së aeroplanit drejt një vëndi në librin e rekordeve. Më shumë se 37,000 pjesmarrës prej 83 shteteve morën pjesë në kualifikatoret e vitit 2012, dhe ky numër pritet të tejkalohet këtë vit pasi ata kerkojnë të rrëzojnë Libanezin Elle Chemaly, I cili fitoi për kohën më të mire të qëndrimit të aeroplanit prej letre në ajër prej 10,68 sekondash në vitin 2012.

Tomas Back nga Republika Çeke është kampioni për distancën më të mire prej 50,37 metrash. Çmimi I aerobatikes (Kreativiteti & Stili) u nda midis Polakëve: Ryan Naccarato dhe Tomasy Chodryra.

Rregjistrohuni për kualifikimet tuaja kombëtare në: www.redbullpaperwings.com

Finalja Kombëtare e Red Bull Paper Wings 2015 në Shqipëri

Pas 5 etapave kualifikuese në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, më 4 Prill në kryeqytet, u zhvillua Finalja Kombëtare e kampionatit botëror të aeroplanëve prej letre për studentë “Red Bull Paper Wings”. Tashmë për herë të tretë, pas vitit 2009 dhe 2012, do të kemi sërish tre përfaqësuesit tanë për në Finalen Botërore të këtij kampionati, që do të zhvillohet më 8 – 9 Maj në Salzburg, Austri.
Rreth 350 studentë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në këtë kampionat me aeroplanë prej letre, duke konkurruar në tre disiplina të ndryshme:

1. Distanca më e madhe e përshkuar
2. Koha më e gjatë në ajër
3. Fluturimi më aerobatik

Vlerësimi për dy disiplinat e para u bë duke matur saktësisht distancën që përshkon aeroplani prej letre dhe kohën e qëndrimit në ajër. Përsa i përket disiplinës së tretë, “Fluturimi me akrobatik” vlerësimi u bë nga juria jonë e nderuar, e cila përbëhej nga: Z. Altin Lame – Pilot i Forcave Ajrore Rinas, Znj. Viola Spiro – ish velina e bukur e Fiks Fare dhe aktualisht prezantuese ne Digitalb dhe Z. Ervin Celkupa – Kontrollor radari për hapësirat ajrore pranë Albcontrol.
Konkurrimi filloi me disiplinën “Distanca më e madhe e përshkuar” dhe më pas vazhduan dy të tjerat. Secila nga disiplinat përfaqësohej me një ngjyrë përkatëse, sipas së cilës ishte dhe letra zyrtare për ndërtimin e aeroplanëve. Gara ishte mjaft emocionuese dhe kishte disa konkurrentë me pikë të afërta, prandaj tensioni nuk mbaroi deri në momentin e shpalljes së rezultateve. Tre fituesit e këtij kampionati do të lartësojnë flamurin Shqiptar në Red Bull Paper Wings World Finals, mes një konkurrence mjaft të fortë me përfaqësues nga mbarë bota.

Renditja për secilën disiplinë:

Distanca :

1. Xhovani Kola (40m)
2. Elidion Mejdolli (30m)
3. Amadeo Kola (29,4m)

Koha :

1. Aurel Krasniqi (6,59 sec)
2. Sajmir Balla (6,44 sec)
3. Amadeo Kola (6,06 sec)

Aerobatika :

1. Seliana Lekaj (15 pikë)
2. Edion Hoxha (12 pikë)
3. Brian Pelinku (11 pikë)