Rregullat e Red Bull Paper Wings

RREGULLAT NDERKOMBETARE TE RED BULL PAPER WINGS

Disiplina nr.1: DISTANCA MË E LARGËT

• Të gjitha etapat kualifikuese duhet të zhvillohen në ambiente të mbyllura, pa ndikimin e erës.

• Aeroplanët prej letre duhet të ndërtohen duket përdorur vetëm një letër të thjeshtë (A4, jo më shumë se100 gr).

• Ata duhet të modifikohen vetëm nëpërmjet palosjes! Nuk lejohet grisja, ngjitja, prerja, kapja ose vendosja e materialeve shtesë.

• Aeroplanët prej letre duhet të ndërtohen në vendin e zhvillimit të aktivitetit dhe me letrën zyrtare të eventit, pra nuk lejohet të sillen me vete të përgatitura paraprakisht.

• Ato do të hidhen nga një person i vetëm, pa asnjë ndihmë të jashtme, duke mos kaluar vijën e start-it të shënuar në tokë.

• Kalimi i vijës së përcaktuar çon në anullimin e hedhjes.

• Konkurrenti mund të levizë përtej zonës së shënuar, vetëm pasi aeroplani prej letre të ketë prekur tokën.

• Lejohen 2 mundësi hedhjeje për çdo pjesëmarrës. Mund të përdoren aeroplanë të ndryshëm për secilën hedhje dhe do të llogaritet rezultati më i mirë i arritur.

• Largësia do të matet me metër nga vija e shënuar e start-it, ku do të hidhet aeroplani prej letre, deri në pikën ku ai prek tokën.

Disiplina nr.2 – KOHËZGJATJA

• Konkurrenët duhet t’i kenë të dyja këmbet të mbështetura në tokë gjatë hedhjes së aeroplanit prej letre.

• Nuk lejohet vrapim ose ecje e shpejtë përpara hedhjes së aeroplanit.

• Përsa i përket matjes së kohës, ajo konsiston nga momenti kur aeroplani prej letre shkëputet nga dora e konkurrentit dhe deri në momentin që prek tokën ose çdo objekt tjetër përreth.

• Rezultatet do të maten me sekonda nëpërmjet pajisjes specifike kronometër.

Disiplina nr.3: AEROBATIKA (Kreativiteti & Stili)

• Trupi i aeroplanit duhet të jetë prej letre, por nuk ka kufizime në lidhje me llojin e letrës, permasave, teknikës së ndërtimit dhe materialeve shtesë që mund të përdoren.

• Aeroplani nuk lejohet të komandohet me pult apo nëpërmjet energjisë ose baterive.

• Aeroplanët mund të sillen të përgatitur, pra nuk është kusht që të ndërtohen gjatë eventit.

• Nuk ka kufizime të qendrimit të trupit gjatë hedhjes