The Red Bull Paper Wings Rules

RED BULL PAPER WINGS RREGULLORJA NDËRKOMBËTARE E KUALIFIKIMEVE

Sfida e rekordeve botërore duhet të jetë sipas rregullores ndërkombëtare e perpiluar nga Shoqata e Aeroplanëve të Letrës – Paper Aircraft Association (PAA) dhe rregullores së Rekodeve Botërore Guinness. Në vazhdim rregullorja zyrtare e Red Bull Paper Wings.

Distanca më e largët

• Gjitha garat duhet të mbahen në ambiente të mbyllura pa frymë.
• Aeroplanët e letrës duhet të ndërtohen vetëm me një cope letër: Formati A4 (297×2100mm), jo më shumë se 100gms. Letra duhet të punohet vetëm me palosje. Pa shqyerje, pa ngjitje, pa prerje!
• Aeroplanët e letrës duhet të ndërtohen në vendin e eventin me letrën që do të sigurojnë organizatorët.
• Aeroplani do të hedhet nga nje person, në vendin e caktuar me shenja. Shkelja e shenjës për start e diskualifikon hedhjen. Shkelja e shenjës start derisa aeroplani është në fluturim diskualifikon hedhjen.
• Dy hedhje për secilin garues janë të lejuara. Me mundësi të hedhjes së dy aeroplanëve të ndryshëm. Rezultati më I mirë mbahet shënim.
• Distanca matet me metër standard, ose metër laserik. Matja bëhet nga shenja e startit deri në pikën e parë ku aeroplani prek tokën ose objekt tjetër (me pjesën e parme të aeroplanit).

Qëndrimi më i gjatë në ajër

• Gjitha garat duhet të mbahen ne ambiente te mbyllura pa frymë.
• Aeroplanët e letrës duhet të ndërtohen vetëm me një copë letër: Formati A4 (297×2100mm), jo më shumë se 100gms. Letra duhet të punohet vetëm me palosje. Pa shqyerje, pa ngjitje, pa prerje!
• Aeroplanët e letrës duhet të ndërtohen në vendin e eventin me letrën që do të sigurojnë organizatorët.
• Aeroplani do të hedhet nga një person, në vendin e caktuar me shenja. Shkelja e shenjës për start e diskualifikon hedhjen. Shkelja e shenjës start derisa aeroplani është në fluturim diskualifikon hedhjen.
• Dy hedhje për secilin garues janë të lejuara. Me mundësi të hedhjes së dy aeroplanëve të ndryshëm. Rezultati më I mirë mbahet shënim.
• Përshpejtimi apo kërcimi nuk lejohet.
• Matja bëhet nga sekonda kur aeroplani lëshon dorën e garuesit, deri në sekondë kur prek token ose ndonje objekt tjetër. Rezultatet numërohen në dhjetëra sekonda.

Aerobatika – Akrobacioni

• Gjitha garat duhët të mbahen në ambiente të mbyllura pa frymë.
• Konstrukti i aeroplanit duhet të jetë nga një copë letër por nuk ka ndalesa për llojin e letrës, madhesinë, material shtesë për ndërtim etj.
• Aeroplanët nuk lejohet të kenë bateri, të jenë elektrike apo të drejtohen me telekomandë.
• Aeroplanët e gatshëm, apo të punuar mund të sjellen në garë.
• Nuk ka ndalesa për stilin e hedhjes.
• Secili garues ka kohë 1 minutë të performoj para jurisë.
• Kriteret e gjykimit nga juria janë këto :
o Konstrukti teknik i aeroplanit
o Kreativiteti (art dhe dizajni)
o Performanca fluturuese

• Secili anëtar I jurisë mund të vlerësoj me pikë nga 1 deri në 10. Juria përbëhet nga 3 anëtar, ku secili duhet të gjykojë një nga kriterët e përmendura. Totali I pikëve nga 3 juri përben rezultatin e garuesit.

Këto rregulla janë të aprovuara dhe të dhëna nga udhëheqësi – Flight Director I cili do të jetë përgjegjës për një garë të drejtë. Pyetjet dhe kundërshtimet do të sqarohen pasi që garuesi I drejtohet Flight Director, I cili ka të drejtën e vendimi final.