Krahë të lënduar por shumë buzëqeshje

Announcement
Red Bull Paper Wings 2009 / Hangar-7 / Salzburg

Krahë të lënduar por shumë buzëqeshje

Më 2 maj përfundoi Kampionati Botëror i Aeroplanëve prej Letre me Finalen Botërore të Red Bull Paper Wings 2009 në Salzburg, Austri. Pas dy ditësh konkurrimi intensiv në disiplinat “Distanca më e gjatë e përshkuar”, “Koha më e gjatë në ajër” dhe “Fluturimi më Aerobatik” ishin fituesit nga Brazili, Japonia dhe Kroacia që u ngjitën në podium.

SALZBURG (Austri). 253 konkurrentë nga 83 vende të ndryshme të botës kapërcyen kufijtë e fizikës vetëm me një format letre A4 në kampionatin Red Bull Paper Wings, pas suksesit në 2006 të edicionit të kaluar.

Rruga për në Finalen Botërore në Salzburg ishte e gjatë dhe e vështirë. Të 253 pilotët që prezantuan vendet e tyre në Austri, u është dashur të ndeshen me 37,017 konkurrentë në 613 raunde kualifikuese të zhvilluara gjatë muajve shkurt – mars 2009 në të gjithë globin.

Në disiplinën “Kohëzgjatja më e madhe në ajër” fitues doli Leonard Ang nga Brazili, aeroplani i të cili preku tokën pas 11.66 sekondave. Në vend të dytë dhe të tretë ishin respektivisht Michael Kummer nga Zvicra dhe Gil Totan nga Izraeli.

Japonezi Takeshige Kishlura Kisshii mori vendin e parë në disiplinën “Fluturimi më akrobatik”, duke lënë pas polakun Tomasz Chodyra dhe gjermanin Waldemar Hoffmann. “Për mua ishte hera e parë që fluturoja me një aeroplan të vërtetë! Do të kthehem kampion në vendin tim! Askush nuk do të më besojë kur të shkoj në Japoni” tha shumë i gëzuar Kisshii pas fitores.

Jovica Kozlica nga Kroacia ishte i vetmi nga fituesit e vitit 2006 që e ruajti titullin kampion në disiplinën “Distanca më e gjatë e përshkuar” me një hedhje prej 54.43 metrash. “E kam mbajtur me akull krahun mbrëmë. Mbas tre javësh trajnimi intensiv krahu im u bë copë” tha kroati pasi u kurorëzua për herë të dytë si Kampion Bote i Red Bull Paper Wings.

Në Shqipëri dhe Kosovë këtë vit u zhvillua për herë të parë Kampionati i Aeroplanëve prej Letre Red Bull Paper Wings me disa raunde kualifikuese gjatë muajit mars. Finalistët e secilës disiplinë përfaqësuan vendin tonë në Finalen Botërore në Hangar-7, Salzburg, Austri. Shqipëria u kualifikua në dhjetëshen finaliste për disiplinën “Koha më e gjatë në ajër” me konkurrentin Zirkon Disha, student i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. “Ndjehem shumë mirë, është shumë emocionuese të marrësh pjesë në një garë të tillë. Duket si rikthim në fëmijëri” tha shumë i entuziazmuar Zirkoni.
 

back