Red Bull Paper Wings 2012 / Hangar-7 / Salzburg / Austria

Announcement screen

Red Bull Paper Wings 2012 / Hangar-7 / Salzburg / Austria

Qëllimi ynë është të fluturojmë! Mijëra pilotë, një dyzinë me raunde kualifikuese në të gjithë planetin. Aeroplanët prej letre do të fluturojnë në mbarë botën, me destinacion Finalen Botërore të Kampionatit Red Bull Paper Wings 2012. Janë tre kategori ku do të konkurrohet për finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në Maj 2012, Hangar-7, Salzburg, Austria – “Distanca më e gjatë e përshkuar”, “Koha më e gjatë në ajër” dhe “Fluturimi më akrobatik”. Paralajmërim:Qëllimi është të ngjitemi, jo të zbresim!

Për herë të tretë ky Kampionat Botëror i jep mundësinë studentëve të provojnë aftësitë e tyre si dhe të kalojnë një eksperiencë të paharrueshme në fushën e aviacionit dhe aerodinamikës.
Dimensionet e këtij konkurrimi janë pothuajse dyfishuar brenda një kohe shumë të shkurtër, nga koha kur 48 shtete zhvilluan etapat kualifikuese në vitin 2006. Ndërkohë në vitin 2008, kur ky kampionat u zhvillua për herë të dytë, raunde kualifikuese u zhvilluan në rreth 85 shtete. Këtë vit rreth 500 etapa kualifikues do të zhvillohen në më shumë se 85 shtete.

Gjithçka ndodh me një copë letër - testimi i aerodinamikës është ajo çka duhet bërë. Të gjitha format e përdorimit të pajisjeve ekstra janë të ndaluara për të konkurruar në disiplinën “Distanca më e gjatë e përshkuar” dhe “Koha më e gjatë në ajër”. Vetëm në disiplinën “Fluturimi më akrobatik” mund të përdoren gërshërët, ngjitësja ose materiale të tjera për ndërtimin e aeroplanëve.

A doni dhe ju të bëni pjesë e kësaj sfide? Mendoni se dini mënyrën më të mirë për të palosur një aeroplan prej letre? Ose mendoni se keni forcën e krahut për të triumfuar në disiplinat “Distanca më e gjatë e përshkruar” ose “Koha më e gjatë në ajër?” Apo mendoni se keni mjaftueshëm kreativitet për disiplinën “Fluturimi akrobatik?” Nëse po, atëherë regjistrohuni!